Ndeshjë volejbolli me shkollën e mesme të përgithshme në Sarandë "Hasan Tashini"

Të mërkurën më 22 maj në qendrën e provimeve të Shkollës 9-vjeçare “Frymë Dashurie” të Gjirokastrës u zhvilluan provimet e gjuhës greke. 22 nxënës të shkollës sonë morën pjesë në provimet, pasi ishin përgatitur në mënyrë të posaçme nën drejtimin e mësuesve me përvojë të shkollës sonë dhe duke përdorur libra të veçanta që boton Qendra e Gjuhës Greke të Universitetit të Selanikut. Sigurimi i certifikatës B2 të gjuhës greke është i rëndësishëm, pasi hap rrugën nxënësve me origjinë shqiptare të hyjnë në universitete greke dhe pasuron biografinë e të gjithë nxënësve tanë, pasi përbën kualifikim formal në çdo gjykim.
 Ia vlen të theksohet se në shkollën tonë, përveç mësimeve të gjuhës greke, i jepet mundësia nxënësve që të integrohen dhe në seksionin e veçantë të përgatitjes falas jashtë orarit mësimor nën drejtimin e znj. Agllaia Rizu, nëpërmjet mësimeve që zhvillohen ose në ambientet e shkollës ose në qytetin e Sarandës për lehtësim të nxënësve gjatë mpasditeve. Urojmë të gjithëve rezultate të larta.

©2018 by Kolegji "Fryme Dashurie"- Κολλέγιο "Πνοή Αγάπης".