top of page

Edhe një ditë tjetër gëzimi për shkollën tonë

Të hënën 30 shtator, nxënësi i shkollës sonë, Petro Hasanko, mori lavdërim të veçant për pjesëmarrjen e tij në Konkursin e 7të Letrar të Tregimit dhe Poezisë Adoleshente, “Grigoris Pentzikis”. U dallua unanimisht ndërmjet nxënësve nga gjithë Greqia, ashtu si edhe të shkollave greke jashtë vendit.                      
       Dhënia e çmimeve të Konkursit u realizua të premten 10 maj 2019 në Shkollën Muzikore të Dramës.  Për arsye se nxënësi ynë nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies, u dërgua lavdërimi i veçant në shkollën tonë.
    Përgëzojmë Petron për pjesëmarrjen e tij dhe për dallimin në konkurs dhe urojmë të përbëjë shembull përparimi për edukatorët dhe nxënësit e tjerë të shkollës sonë.
    Gjithmonë suksese të këtilla dhe më të larta i urojmë të gjithë nxënësve!

Απονομή βραβείου για τον 7 Λογοτεχνικό Δ
bottom of page