Aktivitet për fëmijën e palindur: pjesëmarrja e shkollës tonë
Në një përpjekje për të ofruar jo vetëm njohuri por edhe mjete jete, të dielën pasdite, kori i shkollës tonë kunmboi me këngë në aktivitetin që u realizua në qëndrën kulturore të kishës së Shenjtë të Shën Harallambit të qytetit të Sarandës, një aktivitet informimi dhe sensibilizimi për të drejtat e fëmijës së palindur , domethënë të fëmijës që nuk arriti të lind, por që rritet brënda barkut të nënës. Aktiviteti u mbështet nga lëvizja “më lini të jetoj” dhe u realizua nën kujdesin e Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës. Folësit znj. P. Cangaropulu, doktoreshë, dhe z. I.Karamitros, teolog, analizuan çështjen e abordit nga pikëpamja teologjike dhe mjekësore, ndërko fjalimet u pasuan nga pyetje dhe qëndrime interesante. Të hënën 24 Shkurt, nxënësit e shkollës tonë kishin mundësinë të informoheshin rreth kësaj teme prekëse dhe të ndjekin materialin dixhital të përshtatur për moshën e tyre.