top of page

Ekskursion në Derviçan për festimin e Tre Hierarkëve

Të enjten, 30 janar 2020, u realizua ekskursion i shkollës tonë në Derviçan që të festojmë festën e Tre Hierarkëve bashkë me gjithë shkollat e Mitropolisë tonë si dhe me shkolla publike të Derviçanit. Dita nisi me Meshën Hyjnore në kishën e Shenjtë të Fjetjes së Hyjlindëses. Në vazhdim Mitropoliti jonë Hirësi Dhimitri bekoi kekun e Shën Vasilit të vitit të ri. Vijoi aktivitet festues për nder të Tre Hierarkëve të Shenjtë. Fatkeqësisht të ftohtët dhe shiu i lehtë nuk lejuan vizitën në ambientin arkeologjik të Antigonesë, siç kishim planifikuar, por ekskursioni jonë vazhdoi me orë relaksi dhe ndërveprimi të bukur në qendër  rekreacioni të zonës së Dropullit. Në drekë, të njëjtën orë, ishim në shtëpitë tona. Midis ngarkesës së mësimeve, gjithmonë kemi nevojë për tu clodhur dhe për të rigjeneruar energjitë.

bottom of page