Zbulimi i gadishmërisë së studimit në fillore
Në kuadër të mësimit të logopedisë të degës së Infermierisë një grup nxënësish e shkollës tonë vizituan Kopështin "Fole ëngjëjsh" Derviçan dhe Shkollën Nënvjeçare "Frymë Dashurie" Gjirokastër. Nën drejtimin e mësuesve nxënësit aplikuan testin diagnostik A-TEST të gadishmërisë shkollore. "TESTI-A" është një provë gadishmërie shkollore, që kontrollon nëse dhe si një fëmijë është gati të studioj në shkollë. Ka të bëjë me fëmijë kopshti, para pranimit të tyre në klasën e parë fillore. Është rezultat studimi shkencor që u realizua në Klininikën Pediatrike Zhvillimore tek Spitali Pediatrik "Shën Sofia" në Athinë. Qëllimi i testit është të kontrolloj nëse fëmija është nga ana e të nxënit gati të ndjeki klasën e parë fillore dhe, nga ana tjetër, të zbulojë ndonjë vështirësi në të nxënit ose nevoja speciale edukimi, që do duhet të merren parasysh për përshtatjen e fëmijëve në kontekstin shkollor. Praktika e mësimeve të infermierisë është gjithmonë shumë e këndshme!