Konkurs i Robotikës në Sarandë
Të mërkurën 6 mars, qendra shpirtërore e kishës së shenjtë të Shën Harallambit u transformua në një sallë plot pista me robot, punë dore të krijuara nga nxënësit, sikurse edhe me fëmijë dhe të rritur gati për të shijuar turneun e parë vendas të robotikës me temë hapësirën. Pesë skuadra, dy nga Kolegji “Frymë Dashurie”, dy nga shkolla 9-vjeçare e Mesopotamit dhe një nga shkolla 9-vjeçare “Frymë Dashurie” e Gjirokastrës, prezantuan punët dhe projektet që përgatitën. Për më tepër, prezantuan edhe problemet që menduan dhe zgjidhjet e tyre mbi tema në lidhje me hapësirën. Gjithashtu, konkuruan me robotin që programuan për kryerjen e misioneve të nevojshme për konkursin. Një përvojë për gjithë jetën, një mundësi e papërsëritshme dhe një urim për realizimin e veprimtarive të këtilla në të ardhmen në vendin tonë, duke nxjerrë në pah talentet dhe aftësitë e fëmijëve në çdo sferë.