top of page

Kush jemi ne

Γενικό Λύκειο
Επαγγελματικό Λύκειο

Kolegji "Frymë Dashurie" është një shkollë e mesme private që punon me iniciativën dhe mbështetjen financiare të Kryepeshkopit të Tij, Anastasios. Kompleksi i ndërtesave private të Kolegjit ndodhen 11 km larg qytetit të Sarandës, në rrugën kryesore drejt Gjirokastrës. I gjithë procesi arsimor ka një orientim evropian dhe është i pasuruar me teknologji të reja dhe instrumente moderne mbikëqyrëse.

Gjimnazi
Gjimnazi

Gjimnazi i përgjithshëm trevjeçar funksionon që nga viti 2015. Kurrikula ndjek programin shtetëror të shkollave të mesme të Shqipërisë të pasuruar me përvojën e vendeve të tjera evropiane dhe fokusohet kryesisht në përgatitjen e studentëve për pranimin e tyre në universitet dhe në marrjen e diplomave të gjuhëve të huaja dhe aftësive kompjuterike.

Shkolla e mesme profesionale
Shkolla e mesme profesionale
  • Infermieri

Të diplomuarit e degës së Infermierisë  specializohen në Shkencat Shëndetësore dhe kanë të drejtë të punojnë si infermierë - asistentë të laboratorëve mjekësorë në spitale, në qendra shëndetësore, klinika, laboratore mikrobiologjike.

  • Informatik

Të diplomuarit e degës të Informatikës specializohen në përdorimin dhe programimin të Kompjuterave Elektronik, në aplikimin multimedial, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e faqeve të internetit, mbulimin teknik të sistemeve  IT dhe krijimin e rrjeteve lokale.

  • Elektrik

 

Të diplomuarit e degës të  Elektriçistëve specializohen si elektriçisht në instalimet e brendshme dhe industriale (instalim, mirëmbajtje dhe riparim) dhe fitojnë të drejtat profesionale të një përgjegjësi.

  • Termohidraulik

 

Të diplomuarit e degës të Termohirdraulikëve specializohen si hidraulik të instalimeve termike, ftohëse dhe industriale dhe fitojnë të drejtat profesionale të një përgjegjësi.

bottom of page