top of page

Dhënia e Certifikatave të Gjuhës Greke të nivelit B2 dhe nisja e kursit të veçant përgatitor

Sot, 26 shtator, që është dita evropiane e gjuhëve, u dhanë Certifikatat për verifikimin e Gjuhës Greke të nivelit B2, para gjithë nxënësve dhe stafit pedagogjik, pas pjesëmarrjes së suksesshme të nxënësve në provimet që kryen çdo vit Qendra e Gjuhës Greke (Universiteti Aristotel i Selanikut). Njëkohësisht, filluan regjistrimet në kursin e sivjetshëm përgatitor që zhvillohet giatë pasdites dhe që ofrohet falas tek nxënësit tanë që dëshirojnë të marrin pjesë në këto provime. Mësimet zhvillohen në qytetin e Sarandës dhe për më shumë informacione të interesuarit mund të kontaktojnë me drejtorinë e shkollës. Përveç se përbën një kualifikim formal në CV, Certifikata e gjuhës greke është edhe një kusht i domosdoshëm për hyrjen e nxënësve që nuk kanë origjinë greke në universitetet e Greqisë.

bottom of page