top of page

Pjesëmarrje e shkollës sonë në festimin e Shën Harallambit të qytetit të Sarandës.

Me shumë besim u nderua sot kujtimi i Shën Harallambit, mbrojtësit të qytetit tonë. Në qendër të festimit Liturgjia Hyjnore të cilën e drejtoi mitropoliti i Gjirokastrës z. Dhimitri. U bekua gjithashtu buka dhe në vazhdim qerasje në qendrën shpirtërore të kishës për gjithë besimtarët. Nder të veçantë për famullinë tonë qe prezenca dhe pjesëmarrja në festë e kryebashkiakut të qytetit të Sarandës, z. Adrian Gurma, i cili mjbajti fjalim festiv. Kori i Kolegjit Frymë Dashurie zbukuroi me melodi festën e shenjtorit, kurse zonjat e famullisë u kujdesën për qerasjen festive.

bottom of page