top of page

Konkurs edukativ i robotikës në Sarandë

U realizua të premten 7 shkurt konkursi lokal i robotikës edukative First Lego League. Pesë skuadra garuan për hartimin e robotit (robot design), në misionet e robotit mbi pistën e veçantë (robot game), në vlerat (core values) dhe në punën krijuese lidhur me hartimin e një qyteti bashkohorë (project). Entuziasmi ishte përhapur në vëndin special që u formua në qëndrën kulturore të kishës së Shën Harallambit Sarandë, ndërko muzika gazmore e bëri edhe më special konkursin. Megjithëse të gjitha grupet ishin përfaqësuar denjësishtë, dy skuadrat më të mira u kualifikuan për finalen që të përfaqësojnë qytetin tonë në Konkursin Kombëtar të Robotikës që do të bëhet fundjavën e ardhshme në Selanik. Falenderojmë Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas dhe Mitropolitin e Gjirokastrës z.Dhimitër për kontributin thelbësor të tyre për përpjekjen që zgjeron horizontet tona dhe na ofron mjetet që të zotërojmë dhe neve një vënd në shoqërinë bashkëkohore. Suksese dhe në konkursin në vazhdim, megjithëse ajo që ka më shumë rëndësi është udhëtimi dhe jo Itaka.

bottom of page