Konkurs robotike në Selanik 2019
“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen, është ta krijosh.” Dhe skuadra e robotikës e shkollës tonë, jo vetëm krijoi fundjavën e 16-17 Marsit, por gëzoi fitore të vogla, shtoi përvoja të reja, mësoi të shpëtojë jetë dhe kryesisht të punojë në grup, me frymë bashkëpunimi dhe plot gëzim. Çdo orë, çdo minutë, një kujtim i mrekullueshëm që do të mbetet përgjatë në kujtesën e të gjithëve. Natyrisht treditëshi në Selanik filloi me vizitën në tempullin e shenjtë të Shën Dhimitrit, mbrotjës i të qytetit të Selanikut. Pas adhurimit të Shënjtorit dhe shijimit pak nga hiri i tij, u drejtuam tek qëndra e qytetit për një shëtitje në pasdite. Perëndimi i diellit na gjeti në një nga barkat që bëjnë rrethin bregdetar të qytetit, duke e shijuar mbi det. Pasi morri forca dhe u qetësua darkën e së Premtes, të Shtunën, filloi me dinamik grupi jonë robot game e parë, prezantimin e projektit dhe të core values. Nuk mund të vazhdonte më bukur dita sesa me një vizitë tek planetari NOESIS. Atje, fëmijët hulumtuan hapësirën e pafund, e cila ishte dhe tema e konkursit. Dita u mbyll me argëtim tek Mediterranean Cosmos dhe tek Magic park, ku fëmijët u relaksuan dhe mbushën bateritë e tyre për ditën e fundit të konkursit.
Ditë e diel dhe zemrat e të gjithëve rrahin fortë dhe me padurim orën e robot games të fundit dhe gjatë kohës së rezultateve. Edhe pse nuk fituan çmim, për ne të gjithë janë fitues, sepse nuk ndaluan përpjekjet me durim, përkushtim dhe këmbëngulje, një përvojë që do t'i ndihmojë ata të shfrytëzojnë dhe të arrijnë mundësi më të mëdha dhe të dobishme në të ardhmen. Përgëzime të gjithëve, nxënësve dhe arsimtarëve, për pjesëmarrjen dhe përpjekjet e tyre, dhe urojmë të vazhdojnë së fituari çmime jo aq materiale, por çmime jetësore.