top of page
Ekskursion në Janinë
Më 30 Tetor u bë udhëtimi yonë i parë i këtij viti shkollor. Ne vizituam shpellën në Perama, në qendrën e shfaqjeve përmes një prezantimi të përshtatshëm, mësuam në lidhje me historinë e saj, admiruam shkëmbinjtë e vërtetë dhe "udhëtuam" me trenin në Perama. Një bekim i veçantë ishte lutja jonë në Kishën e Shenjtë të Shën Gjergjit, ku u informuam në lidhje me jetën dhe martirizimin e Shënjtorit. Qendrat tregtare dhe ecja në dyqanet e Janinës plotësuan pjesën tjetër të ekskursionit. Buzëqeshje, këngë dhe lojëra ishin shokë të pandarë në të gjithë udhëtimin tonë në autobus. U kthyem të lumtur dhe plot me mbresa të bukura. Presim me padurim ekskursionin e ardhshëm!
bottom of page