Ekskursion njëditor në Apolloni
Kishim kohë që prisnim këtë ditë. Të gjithë prisnim me padurim ekskursionin tonë të vjeshtës që do të na jepte një pushim nga ngarkesa e shkollës. Udhëtimi megjithëse plot me kthesa na impresionoi ndërsa admironim ishullin e Othonisë në sfond dhe blun pa fund të detit. Ndalesa jonë e parë Himara e bukur. Dielli i ngrohtë shkëlqente aq shumë saqë bënte shëtitjen tonë në bregdet edhe më çlodhëse. Pas kësaj, admiruam fshatin piktoresk të Dhërmiut, por aparati ynë fotografik ishte protagonist në ballkonin e Llogarasë, lart Palasës. Pas një udhëtimi që të pret frymën ndërsa afronim retë që mbulonin malet e egra, pamja u bë edhe më magjepsëse.
Përmes një peisazhi të gjelbëruar plot me pishai përfunduam për drekë në Vlorë. Destinacioni ynë i fundit vendi arkeoligjik i Apollonisë, i cili është një qytet i lashtë që u krijua në shekullin e 6të p.K., si koloni e Korintasve dhe e Korfiotëve (banorëve të Korfuzit). Për Apolloninë flet si Stravoni edhe Aristoteli, ndërsa qyteti ruajti zvilimin e tij edhe gjatë kohëve bizantine. Patëm gëzimin e veçantë të eksploronim si tempullin e Apolonit dhe parlamentin, ashtu edhe Manastirin e Shën Mërisë. Kur dielli filloi të perëndonte morrëm rrugën e kthimit. Dhe me ndalesa të ndërmjetme për të ngrënë dhe për t’u kënaqur u kthyem në shtëpitë tona me bateri të plota dhe humor të ripërtërirë për përpjekje të reja në arenën e shkollës. Do të na mbeten të paharruara lojërat në autobus, kërcimi ditë e natë, këngët dhe argëtimi i dlirë që përbën pjesë të kulturës që një shkollë me frymë dashurie na transmeton çdo ditë.