top of page

Pjesëmarrje e korrit tonë në festimin e Shënjtorëve tanë vëndas në Gjirokastër

Të Dielën 18 Nëntor një pjesë e korrit tonë morri pjesë në evenimentin festiv që u realizua në sallën e takimeve  të Shkollës Nënvjeçare 'Frymë Dashurie" në Gjirokastër me rastin e kujtimit të Shënjtorëve vendas dhe përvjetorin e  Fronëzimit të Hihësisë tonë z. Dhimitër. Nxënësit dhe stafi akademik i shkollave të Kishës tonë, me gëzim të veçantë, përgatitën fest nderuese, mirënjohjeje, respekti dhe dashurie. Në fillim të festimit u realizua prezantimi i librit “Shënjtorë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” nga këshilltari arsimor të Mitropolisë  së Shënjtë të Gjirokastrës, z. Joan Karamitro si dhe nga shkrimtari dhe Drejtori i Gjimnazit të Përgjithshëm «Frymë Dashurie» Gjirokastër z. Theodhori Qesko. Në vazhdim, u ndoq program festiv që morrën pjesë përfaqësime nxënësish nga të gjitha institucionet e mitropolisë tonë.Dhe pas kalimit të evenimentit nuk mungoi dhe shpërblimi i nxënësve tanë.

Kërkohet flakë

Shënjtorët tanë

bottom of page