Festa e 25 Marsit 2019
Të premten 22 mars, pasi morrëm bekimin e Shën Marisë, duke psalur Himnin Akathist kushtuar Hyjlindëses në kishën e shënjtë të Shën Harallambit, u drejtuam për në kinoteatrin e Sarandës dhe u përballëm me fjalët e Jani Ricos: “ky popull nuk gjunjëzohet, por vetëm të vdekurve të tij”! Këtë mesazh u përpoqën të theksojnë nxënësit e shkollave të Sarandës, Mesopotamit, Mursisë, Dermishit dhe të Livadhjas nëpërmjet këngëve, poezive dhe valleve popullore. Për ata që luftuan nëpër fusha, lugina dhe male, për ata çuan kokën e tyre, të gjejnë lavdinë dhe nderin e lirisë, për ata që dolën që të ngopin urinë e tyre me lirinë! Për ata që ndezën dëshirën për liri! Shkolla jonë, duke marrë pjesë për akoma një vit në këtë ngjarje festive, prezantoi pjesë nga kryevepra e Dionisios Solomos “Ελεύθεροι Πολιορκημένοι”, që temë e saj është lufta heroike e banorëve të mesollongjit gjatë rrethimit të dytë të Mesollongjit deri në daljen e dëshpëruar, në pragë të së dielës së Dafinave. Urime të gjithëve, të vegjël dhe të rritur, që me shumë përpjekje, durim dhe prova të zgjatura në kohë përgatitën dhe prezantuan këtë festë të bukur.