E megjithatë...nuk bëjmë pushime!
Menjëherë pas krizës së COVID-19 dhe mbylljes së shkollave, të gjithë mësuesit morrën
masa! Javën e parë u ndërtua kryesisht një mekanizëm shkëmbimi mesazhesh me nxënësit
tanë, që nëpërmjet e-mailit ose aplikacioneve të thjeshta të aparatit celular merrnin mësime
dhe kthenin projektet e tyre për korrigjim. Paralelisht, në disa mësime u shfrytëzuan
aplikacionet e google CLASSROOM për delegim, korrigjim detyrash dhe për organizimin e
portofolit të nxënësve, por dhe krijimi i videove me shpjegimin e mësimit kur e lejon natyra e
tij.
Për më tëpër nuk mbetëm me aq. Paralelisht, duke shfrytëzuar teknologjinë dhe përpara
sfidave të epokës moderne, zgjodhëm programin e videokoferencave ZOOM dhe filluam
komunikimin drejtpërsëdrejti me nxënësit tanë. Me këtë mënyrë synojmë të mbulojmë pjesën
më të madhe të lëndës, sa është e mundur, të bëjmë përsëritje dhe të menaxhojmë emocionet
dhe frikërat e nxënësve tanë. Do fitojmë në këtë vështirësi dhe do dalim më të mirë prej saj!
#rrineshtepi#menoumespiti
Disa nga momentet e kësaj përpjekjeje do i gjeni në këtë postim.