Ushqehemi si duhet? Fjalim nga nje specialiste per ushqyerjen e shendetshme.
Te merkuren e 15 majit, patem mundesine te informoheshim mbi ushqyerjen e shendetshme nga nje specialiste si Znj. Fanuria Matsellu Vavatsi. Fjalimi qe u mbajt me klasa te shkolles sone kishte si teme : "Ushqehemi si duhet?". Ne fjalim u permenden pasoja te cilat lidhen me menyren e te ushqyerit si : obeziteti ne femijeri, anoreksia, kanceri i zorres se trashe etj. Gjithashtu u theksua shembulli-model i menyres se ushqyerjes sipas modelit mesdhetar, te cilen e sugjerojne pjesa me e madhe e specialisteve dhe qe ka ne baze te saj vajin e ullirit dhe shumellojshmerine e ushqimeve ne sasine e duhur. Sigurisht, teksa mbyllte fjalimin e saj, specialistja, permendi se njeriu ka nevoje qe se bashku me ushqimin e shendetshem, te ushtrohet vazhdimisht ne menyre qe te kete balance ne shendetin e tij.