top of page

Ceremonia e ndarjes së çmimeve nën kujdesin e Presidentit të Republikës zotit Prokopis Pavlopulos.

Të Shtunën 9 Nëntor tek amfiteatri i Muzeut të Ri të Akropolis u realizua ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit ndërkombëtar me temë “Momente nga historia e shkollave” që organizuan Muzeu i Jetës Shkollore dhe Edukimit të Qendrës Kombëtare Studimore  & Ruajtjes të Matrealit Shkollor dhe Departamenti i Edukimit i Radiotelevizionit dhe Mediave Dixhitale të Ministrisë së Arsimit dhe Feve.

Midis shumë shkollave iu dha çmimi dhe shkollës tonë për një video që prezanton shkollën dhe jetën e nxënësve tanë në të. Një video që kujton kontributin e  Fortlumturisë Krypeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë z. Anastas në themelimin e Kolegjit tonë. Çmimi iu dorëzua një grupi nxënësish dhe mësuesish, të cilët duke përfaqësuar shkollën tonë drejtuan një përshëndetje zyrtare.

bottom of page