Test për Orientim Profesional 2020
Nxënësit e shkollës sonë kishin mundësinë t’i nënshtroheshin pa ngarkesë ekonomike Testit për Orientim Profesional “Ariston” duke përdorur laboratorin e informatikës së shkollës sonë si dhe internetin nga shtëpia. Testi “Ariston” përbën një sistem kryesues të “Orientimit Profesional” që studion personalitetin, prirjet, aftësitë, shkathtësitë dhe interesat e çdo personi dhe përcakton ato profesione që i përshtaten si dhe departamentet universitare respektive. Horizonte të reja u hapën, nxënësit u motivuan për përpjekje më të mëdha dhe hyrja në universitet u bë tema kryesore e diskutimeve gjatë pushimeve. Shpresojmë që edhe zgjedhjet e nxënësve tanë t’i drejtojnë në sukses profesional që do japin të drejtë edhe mundimeve të familjeve të tyre.